BallinaSportMuric e Asllani optimistë para ndeshjes me Turqinë: Do të japim maksimumin...

Muric e Asllani optimistë para ndeshjes me Turqinë: Do të japim maksimumin nga vetja

Të ngjajshme

Herolind Shala ia bën sefte me gol në futbollin kosovar

Në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, Feronikeli...

Ish-zyrtari amerikan: Lufta në Iran do t’i riformësojë dinamikat para samitit Trump-Xi

Një takim i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump,...

Washington Post: SHBA-të përgatiten për sulme disa-javore tokësore në Iran

Departamenti Amerikan i Luftës raportohet se po harton plane...

E dhimbshme, shuhet ikona e rock-ut

Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the...

Kombëtarja e Kosovës është në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës, dhe futbollistët tregojnë optimizëm të madh para ndeshjes.

Futbollisti Fisnik Asllani theksoi se fitorja e fundit ka rritur ndjeshëm besimin e skuadrës:
“Fitorja na ka dhënë shumë vetëbesim. Të martën shpresoj që do ta fitojmë lojën dhe të shkojmë në Botëror. Kemi me dhënë maksimumin në fushë. Favoritë kanë qenë edhe Sllovakia dhe Suedia,” tha Asllani.

Ndërkohë, portieri Aron Muric foli për atmosferën e pritjes në Prishtinë dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve:
“Do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Ne besojmë në fitore. Tash gjithçka varet nga ne, besoj se e meritojmë këtë. Përkrahja e tifozëve ishte e jashtëzakonshme,” deklaroi Muric.

Me këtë frymë entuziaste, Dardanët synojnë të shkruajnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin e parë në një Botëror, duke u mbështetur edhe në energjinë e tifozëve që do t’i ndjekin nga stadiumi i kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz