BallinaSportTrajneri i njohur turk ka frikë nga Kosova: Në Turqi po thonë...

Trajneri i njohur turk ka frikë nga Kosova: Në Turqi po thonë më mirë të na binte Sllovakia në finale

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

Trajneri i njohur turk, Hikmet Karaman, ka vlerësuar lart paraqitjet e Kombëtares së Kosovës në prag të përballjes vendimtare në “play-off”.

Në një deklaratë për mediat turke, ai theksoi ndryshimin e perceptimit ndaj Kosovës pas ndeshjes me Sllovakinë, duke nënvizuar forcën që ka treguar skuadra e “Dardanëve”.

“Para ndeshjes Sllovaki–Kosovë, të gjithë thoshin ‘të mos na vijë Sllovakia’. Pas ndeshjes, pasi e panë lojën, tani thonë ‘ah, më mirë të na vinte Sllovakia’”, u shpreh Karaman për Hürriyet.

Ai e cilësoi Kosovën si një kundërshtar shumë të fortë dhe paralajmëroi për kujdes maksimal nga ana e Turqisë në çdo repart të fushës.

“Kosova është vërtet një skuadër e jashtëzakonshme. Mesfusha jonë qendrore dhe mbrojtja duhet të luajnë shumë mirë. Edhe portieri ynë duhet të ketë minimumin e gabimeve”, shtoi ai.

Kosova do të ndeshet me Turqinë të martën në Prishtinë, në finalen e play-offit për Botëror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz