Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 pas një mosmarrëveshje paraprake.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Pejë 28.03.2026-20:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.