BallinaLajmeKosova nis negociatat me Kolumbinë për heqjen e vizave për të gjithë...

Kosova nis negociatat me Kolumbinë për heqjen e vizave për të gjithë qytetarët, arrihen edhe tri marrëveshje të tjera

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës në Shqipëri rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen...

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video...

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes...

Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka takuar në Kolumbi homologen e tij, Paula Andrea Creno Arboleda, me të cilën kanë diskutuar për forcimin e raporteve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit, në këtë takim janë nënshkruar edhe tri marrëveshje të rëndësishme.

 “Marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare; Marrëveshjen për konsultime politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme;Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy akademive diplomatike”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit njofton MPJD u diskutua edhe mundësia e heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta, me ç’rast palës kolumbiane iu dorëzua drafti fillestar për këtë çështje, si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe afrimit të mëtejmë ndërmjet dy shteteve.

“Palët u pajtuan që në një afat të afërt të mbahet raundi i parë i konsultimeve politike në Prishtinë, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, me synim konkretizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz