BallinaLajmeKurti për takimin me Macron në Paris: Fokus në siguri, integrim dhe...

Kurti për takimin me Macron në Paris: Fokus në siguri, integrim dhe bashkëpunim ekonomik

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Paris, ku ka qëndruar për një drekë pune në Pallatin Elize me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë takimit, i cili zgjati rreth dy orë, u diskutua për rolin e vazhdueshëm të NATO në Kosovë, si dhe për angazhimin e misioneve të Bashkimi Evropian në vend, raporton lajmi.net

Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.

Postimi i tij i plotë:

Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë. Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.
Falenderoj Presidentin Macron për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e Republikës së Francës në ecjen e Republikës sonë përpara./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz