BallinaBotëG7, thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj civilëve dhe rikthim të...

G7, thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj civilëve dhe rikthim të sigurisë në Ngushticën e Hormuzit

Të ngjajshme

Rasti në Graçanicë, Sveçla: Direktiva të orkestruara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Industria e automjeteve përgatitet për mungesë të vajit motorik

Çmimet me shumicë të vajit motorik po rriten me...

Haxhiu:Njohja e AKA nga SHBA, arritje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 kanë bërë thirrje për të ndaluar menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në kuadër të luftës që përfshin Iranin.

Në një deklaratë të përbashkët, të dakordësuar në ditën e dytë të takimit të G7 në Francë, ata theksuan rëndësinë e minimizimit të ndikimit të konfliktit mbi partnerët rajonalë, popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike.

“Ne u përqendruam në vlerën e partneriteteve të ndryshme, koordinimit dhe iniciativave mbështetëse, duke përfshirë zbutjen e goditjeve ekonomike globale, si ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit të ekonomisë, energjisë, plehrave dhe tregtisë, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët tanë”, thuhet në deklaratë.

Ministrat gjithashtu përsëritën nevojën për rivendosjen e lirisë së sigurt dhe të papenguar të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të ndjeshme të konfliktit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz