BallinaLajmePDK respekton vendimin e Kushtetueses, paralajmëron vendime në Këshillin Drejtues

PDK respekton vendimin e Kushtetueses, paralajmëron vendime në Këshillin Drejtues

Të ngjajshme

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ekonominë globale si pandemia e COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta SHBA-Izrael ndaj...

Gjithçka gati: Vendosen fanellat e ‘Dardanëve’, pamje nga zhveshtorja

Kosova është mysafire e Sllovakisë, në ndeshjen që luhet...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në njoftimin zyrtar, PDK bëri të ditur se gjatë takimit është analizuar situata aktuale politike, ndërsa është theksuar se partia e respekton vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i cili, sipas tyre, qartëson hapat e ardhshëm institucionalë, transmeton lajmi.net.

Duke marrë parasysh rrethanat politike, PDK njoftoi se në ditët në vijim do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues. Në këtë forum, pritet të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e ardhshme politike të partisë.

Po ashtu, nga kjo parti u bë e ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për datën, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Drejtues.

Njoftimi i plotë: 

PDK mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, do të thërrasë edhe Këshillin Drejtues
Prishtinë, 26 mars – Partia Demokratike e Kosovës sot zhvilloi një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ku u diskutuan gjerësisht zhvillimet aktuale politike në vend.
PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili qartëson hapat e ardhshëm institucional.
Duke marrë parasysh situatën politike aktuale, Kryesia e PDK-së në ditët në vijim do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e saj politike.
PDK do të njoftojë në ditët e ardhshme opinionin publik për datën, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Drejtues./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz