BallinaLajmeKosova mori pjesë në Samitin inaugurues të Koalicionit global “Fostering the Future...

Kosova mori pjesë në Samitin inaugurues të Koalicionit global “Fostering the Future Together”

Të ngjajshme

Kosova mori pjesë në Samitin inaugurues të Koalicionit global “Fostering the Future Together”, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, ku përfaqësues i vendit tonë ishte Zotëria i Parë, Prindon Sadriu.

Ngjarja, e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kishte në fokus fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes edukimit, inovacionit dhe teknologjisë. Kosova ishte ndër 8 vendet e vetme të përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor nga 45 vende pjesëmarrëse, duke treguar vlerësimin ndërkombëtar ndaj vendit tonë, raporton lajmi.net

Në fjalimin e tij, z. Sadriu falënderoi Shtetet e Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi angazhimin e vendit për mbrojtjen e fëmijëve në procesin e zhvillimit digjital.

Samiti dyditor nisi me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku z. Sadriu u takua me zyrtarë të lartë, përfshirë Zv. Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau, si dhe zhvilloi biseda me përfaqësues të kompanive kryesore teknologjike si OpenAI, Microsoft, Google, Meta, xAI, Palantir, Adobe dhe Zoom Communications. Diskutimet u fokusuan në mënyrat se si Kosova mund të përdorë këto platforma për të përmirësuar edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Postimi i plotë i Presidencës:

Kosova në Shtëpinë e Bardhë: Zotëria i Parë Prindon Sadriu përfaqësoi vendin në Samitin inaugurues të organizuar nga Zonja e Parë Melania Trump 🇽🇰🇺🇸
Zotëria i Parë Prindon Sadriu mori pjesë në Samitin inaugurues të Koalicionit botëror “Fostering the Future Together”, me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.
Ngjarja kryesore u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova, e përfaqësuar nga Zotëria i Parë, z. Sadriu, ishte ndër 8 vendet e vetme të përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor të rastit, nga 45 vende pjesëmarrëse. Në fjalimin e tij, ndër të tjera, z. Sadriu falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen vendimtare ndaj Kosovës, si dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, duke vendosur gjithmonë mbrojtjen e tyre në qendër të zhvillimit digjital.
Në dhjetor 2025, me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani, Presidentja dhe Zotëria i Parë, njoftuan zyrtarisht vendimin e Kosovës për t’u bashkuar me koalicionin global “Fostering the Future Together”.
Samiti dyditor filloi me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku Zotëri Sadriu u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Zv. Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau, dhe zhvilloi biseda me përfaqësues të kompanive kryesore të teknologjisë si OpenAI, Microsoft, Google, Meta, xAI, Palantir, Adobe dhe Zoom Communications.
Diskutimet u fokusuan mbi mënyrat se si Kosova mund të përfitojë nga këto platforma dhe shërbime për të mbështetur edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit tregon jo vetëm vlerësimin ndërkombëtar për vendin tonë, por edhe përkushtimin e Kosovës, si dhe të Presidentes Vjosa Osmani, për të siguruar mundësi reale digjitale dhe edukative për brezin e ri. Ky është një moment historik, që konfirmon Kosovën si një partner aktiv dhe i besueshëm në nismat globale për të ardhmen e fëmijëve./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz