BallinaLajmeMPB-ja monitoron aplikimet për leje qëndrimi në Mitrovicën e Veriut, ofron mbështetje...

MPB-ja monitoron aplikimet për leje qëndrimi në Mitrovicën e Veriut, ofron mbështetje ligjore për qytetarët

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të pranimit të kërkesave për leje qëndrimi dhe regjistrimin e fakteve të gjendjes civile.

Ministria e Brendshme, ka njoftuar se në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues nga ARC-ja, Departamenti Ligjor dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët monitoruan punën e zyrtarëve lokalë në trajtimin e kërkesave dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjatë qëndrimit në këtë komunë, zyrtarët zhvilluan edhe takime të drejtpërdrejta me qytetarë të interesuar për rregullimin e statusit të tyre juridik në Kosovë. Ata u informuan për procedurat ligjore dhe mundësitë konkrete për pajisje me dokumente zyrtare.

Sipas njoftimit, çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët përfshijnë pajisjen me dokumente të bashkëshortëve të shtetasve të Kosovës përmes bashkimit familjar, regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë vendit, si dhe procedurat për aplikim për leje qëndrimi të familjarëve të personave që tashmë posedojnë leje qëndrimi.

Ministria e Punëve të Brendshme thekson se mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të qasshme dhe transparente për të gjithë qytetarët, duke siguruar zbatim të njëtrajtshëm të legjislacionit në të gjithë territorin e vendit.

Kjo vizitë në Mitrovicën e Veriut është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të MPB-së për informimin e qytetarëve dhe lehtësimin e procedurave për rregullimin e statusit të tyre juridik, ndërsa vizita të ngjashme pritet të realizohen edhe në komunat e tjera të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz