BallinaLajme“Delivery” – Policia kryen operacion për shpërndarje të narkotikëve: Arrestohen pesë të...

“Delivery” – Policia kryen operacion për shpërndarje të narkotikëve: Arrestohen pesë të dyshuar, sekuestrohet drogë, para, telefona e vetura

Të ngjajshme

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas një pune intensive në terren, ka realizuar me sukses një operacion policor antidrogë të koduar me emrin “Delivery”.

Policia përmes një komunikate për media ka thënë se hetimet fillimisht kanë rezultuar me identifikimin e dy personave që dyshoheshin për shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë në Prishtinë.

“Më datë 25.03.2026, rreth orës 14:00, është zbatuar një plan taktik operacional, ku të dyshuarit janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë të tipit Golf 8 me targa vendore. Me të vërejtur prezencën e policisë, të njëjtit kanë tentuar të ikin me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion. Gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Kosovës, më pas drejt Podujevës, për t’u kthyer sërish në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Ndjekja ka përfunduar në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku njësitë policore kanë arritur t’i ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarit”, ka njoftuar Policia.

Në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:

· Dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 2,221 gramësh;

· Një cigare e mbushur me marihuanë me peshë 1.5 gram;

Po ashtu, gjatë rrugës së ikjes, në fshatin Raskovë, është gjetur një paketim tjetër me marihuanë me peshë 1,117.5 gram, i cili dyshohet se është hedhur nga të dyshuarit gjatë ndjekjes.

Në koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

· Sasi të vogla të marihuanës (gjithsej 34.2 gram);

· Dy peshore digjitale;

· Para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga;

· Dy vetura;

· Katër telefona celularë.

Gjithashtu, Policia ka kontrolluar edhe një veturë tjetër e përdorur nga të dyshuarit, ku janë gjetur 25 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale prej 11.9 gramësh.

Operacioni policor i antidrogës ka rezultuar me gjithsej katër (4) persona të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Forenzikës Rajonale në Prishtinë, të cilat kanë kryer dokumentimin dhe konfiskimin e të gjitha provave materiale.

“Vlen të theksohet se në njërën nga lokacionet e bastisura është zbuluar një hapësirë e modifikuar si “Call Center”, ku janë sekuestruar pesë laptopë. Lidhur me këtë, në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të cilat do të vazhdojnë hetimet në drejtim të veprave penale përkatëse sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku në proces është ndaluar edhe një person tjetër duke quar në pesë (5) numrin e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. Të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë Policia.

Ata kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar nga antidroga në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz