BallinaLajmeZbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Të ngjajshme

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale...

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me zbulimin e një rasti të kontrabandës së mallrave.

Njësia e Task-Forcës, e përbërë nga Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës, pas pranimit të informatave relevante, ka ndërmarrë veprime operative duke arritur të identifikojë një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë.

Kontrolli në këtë lokacion është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash, përfshirë 27 mijë filtra të ndryshëm, 91 kilogramë duhan të përpunuar të gatshëm për treg si dhe 700 poçe elektrike 100W.

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës, ndërsa rasti është duke u trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz