BallinaLajmePeleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor pjesë e projektit evropian

Peleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor pjesë e projektit evropian

Të ngjajshme

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve, që po zhvillohet në Zagreb.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e ndërlidhjes infrastrukturore, energjetike dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në projektin evropian. Kryetari Peleshi vlerësoi organizimin e samitit nga Parlamenti i Kroacisë dhe theksoi se, në një kohë pasigurish të reja në Evropë, platforma të tilla bashkëpunimi janë më të domosdoshme se kurrë për të forcuar lidhjet ekonomike, energjetike dhe politike mes vendeve të rajonit.

Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet parë më si periferi e Evropës, por si pjesë përbërëse e arkitekturës së saj të ardhshme, duke theksuar se gjeografia, zgjedhjet politike dhe rrënjët kulturore të rajonit e mbështesin këtë perspektivë.

Kryetari theksoi se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nyje strategjike që lidh Adriatikun dhe Jonin me rrjetet më të gjera evropiane, duke kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai veçoi rëndësinë e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike si Koridori VIII, Koridori Blu, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe Gazsjellësi i planifikuar Joniano-Adriatik, të cilët krijojnë një rrjet të integruar lindje-perëndim dhe veri-jug, duke lidhur porte, rrugë energjetike dhe qendra ekonomike në rajon.

Në këtë kuadër, Peleshi theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një çështje politike, por një domosdoshmëri strategjike për vetë Evropën, pasi zgjerimi lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe diplomacisë parlamentare për forcimin e projektit evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz