BallinaLajmeNënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Nënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Të ngjajshme

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Arrestohet në Kroaci një person i kërkuar, ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i...

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Punësim, Blerim Hasani, kanë nënshkruar të mërkurën aneksin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Sipas njoftimit të SHKK-së ky aneks vjen si vazhdim i Memorandumit të Mirëkuptimit të vitit 2010 dhe synon forcimin e bashkëpunimit në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur.

Aneksi i memorandumit parasheh angazhimin e këshilltarëve të punësimit në kuadër të programit për përgatitje për lirim dhe mbështetje pas lirimit, një program i miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së.

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që të burgosurve t’u ofrohet mbështetje konkrete drejt integrimit në tregun e punës.

“Këshilltarët e punësimit nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, përmes Agjencisë për Punësim, do të jenë pjesë aktive e këtij programi, duke ofruar informacione të drejtpërdrejta mbi mundësitë e punësimit, trajnimet profesionale dhe shërbimet që ofrohen pas lirimit”.

“Gjatë seancave të programit, të burgosurit do të kenë mundësinë të informohen mbi vendet e lira të punës, procedurat e aplikimit dhe mbështetjen institucionale që mund të përfitojnë pas daljes nga burgu. Ky angazhim pritet të lehtësojë tranzicionin e tyre në shoqëri dhe të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e rrezikut të rikthimit në vepra penale”, ka njoftuar ShKK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz