BallinaLajmeKurti takohet me komisionerin e lartë të OSBE-së, pajtohet me konstatimin e...

Kurti takohet me komisionerin e lartë të OSBE-së, pajtohet me konstatimin e tij që serbët lokal duhet të shfrytëzojnë të drejtat në Kosovë

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Osmani: Sakrifica e Hajrizëve dhe Berishëve jeton përjetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 marsin...

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar refluksin

Refluksi i acidit mund të jetë shumë i pakëndshëm...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Komisionerin e Lartë të OSCE-së për Minoritetet, Christophe Kamp.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti e falënderoi Komisionerin Kamp për vizitën, për letrën dhe rekomandimet e tij, duke theksuar që Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet plotësisht me konstatimin e tij që përgjegjësia bie mbi serbët lokal të shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë.

Kryeministri theksoi se korniza ligjore e Kosovës është e ndërtuar mbi një model fuqizues, që mundëson pjesëmarrjen aktive të komuniteteve, por që kërkon edhe angazhim dhe pronësi lokale për shfrytëzimin e të drejtave të garantuara.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet pozitive lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe hapat e radhës drejt integrimit të plotë të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Republikës, brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Në fushën e të drejtave gjuhësore dhe të komuniteteve, kryeministri Kurti informoi për hapat konkretë të ndërmarrë nga Qeveria, përfshirë hapjen e pozitave të drejtorit të Departamentit për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, si dhe atë të Komisionerit për Gjuhët, si dhe angazhimin për rritjen e kapaciteteve për harmonizim gjuhësor.

Në përfundim, kryeministri Kurti theksoi se faza e ardhshme nuk ka të bëjë me zgjerimin e të drejtave, por me thellimin e përdorimit të tyre përmes ndërtimit të besimit, angazhimit të komuniteteve dhe qasjes së plotë në institucione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz