BallinaLajmeNjë muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Matiçan në...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Matiçan në vitet 98-99

Të ngjajshme

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

Gjatë pesë ditëve të fundit, pesë persona kanë humbur...

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Z.S për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës kohore 1998-1999.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit Z.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga nenit 142 dhe 22 të ish Ligjit Penal të RSFJ-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.S., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi i njëjti posedon edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ik nga Kosova, po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fsheh, asgjësoj apo ndryshojë provat, andaj Gjykata vlerësoj se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim.

I dyshuari u arrestua të hënën gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në fshatin Matiçan.

“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhej në një komunikatë e përbashkët të Prokurorisë me Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz