BallinaLajmePolicia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita e hënë, është duke ndërmarrë një plan të veçantë operativ të fokusuar te motoçikletat, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të trafikut.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga aksion i policisë i zhvilluar në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, e ku shihen disa motoçikleta të ndaluara për verifikim nëse pajisen me dokumente të nevojshme për qarkullim në trafik.

Policia njofton se gjatë dy ditëve të para të zbatimit të këtij plani, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë një sërë masash ndaj drejtuesve të  motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë shkeljet e rregullave të komunikacionit, mungesën e dokumentacionit përkatës, si dhe mosrespektimin e masave të sigurisë.

Njësia e Trafikut e Kryeqytetit bën të ditur se ky plan operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, andaj apelon tek të gjithë drejtuesit e motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut, të përdorin pajisjet mbrojtëse, si dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në rrugë. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz