BallinaBotëRritet sërish çmimi i naftës/ Tejkalon 100 dollarë për një fuçi, pas...

Rritet sërish çmimi i naftës/ Tejkalon 100 dollarë për një fuçi, pas deklaratave kontradiktore për luftën

Të ngjajshme

Nga 1 prilli bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton...

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

Nafta i është rikthyer përsëri shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare duke tejkaluar 100 dollarë për një fuci.

Kjo erdhi pasi dolën në pah informacione kontradiktore për bisedime të mundshme midis SHBA-së dhe Iranit.

Të martën në Azi, çmimi i naftës u rrit me 4% në 103.94 dollarë për një fuçi, ndërsa pësoi një ënie  me më shumë se 10% të hënën, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtyu me 5 ditë për sulmet ndaj termocentraleve iraniane, duke thënë se Uashingtoni kishte pasur biseda “produktive” me Teheranin.

Por Teherani hodhi poshtë pretendimet se kishte qenë në kontakt me Uashingtonin, duke i quajtur ato një përpjekje për të manipuluar tregjet.

Të shtunën, Trump kishte thënë se do të “shkatërronte” termocentralet iraniane nëse rruga kryesore e transportit detar të Ngushticës së Hormuzit nuk rihapej brenda 48-orësh, me Iranin që tha se do të përgjigjej duke synuar infrastrukturën kyç në rajon.

Këto komente tronditën tregjet, duke bërë që çmimi i naftës Brent të arrinte në 113 dollarë për një fuçi.

Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive rrugën ujore. Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë zakonisht kalon nëpër ngushticë – dhe konflikti ka rritur ndjeshëm çmimet globale të karburantit.

Vendet anembanë botës kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar ndikimin e çmimeve më të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit.

SHBA-ja ka hequr përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse dhe iraniane që është tashmë në det të hapur për të lehtësuar mungesat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz