Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris Saint-Germain për të shtyrë ndeshjen e planifikuar, më 11 prill, pavarësisht argumentit të kampionëve në fuqi për nevojën e më shumë kohës së pushimit.
Sipas raportimeve të “RMC Sport”, PSG-ja kishte kërkuar ndryshimin e datës për shkak të kalendarit të ngjeshur, pasi sfida ndaj Lens vjen mes dy përballjeve të rëndësishme kundër Liverpool-it në garat evropiane, shkruan Indeksonline
Megjithatë, drejtuesit e Lensit e kanë konsideruar këtë kërkesë të pajustifikuar.
Communiqué du Racing Club de Lens
Le 6 mars dernier, la programmation de la rencontre opposant le Racing Club de Lens au Paris Saint-Germain a été arrêtée, officialisant un cadre auquel chacun était alors convié à se conformer.
Dans un esprit de responsabilité et de mesure, le… pic.twitter.com/qsjBpmJaNN
— Racing Club de Lens (@RCLens) March 23, 2026
Lens, që aktualisht ndodhet vetëm një pikë pas PSG-së në renditjen e kampionatit, nuk ka parë arsye për të favorizuar rivalin direkt në garën për titull.
Vendimi pritet të mbajë të pandryshuar kalendarin, duke e lënë PSG-në të përballet me një periudhë të ngarkuar në një moment vendimtar të sezonit, si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane./Indeksonline/