BallinaLajmeI akuzuari për sulmin në Banjskë pohon se numri i Milan Radoiçiqit...

I akuzuari për sulmin në Banjskë pohon se numri i Milan Radoiçiqit iu gjet në telefonin e tij, thotë që s’ka pasur kontakt me të

Të ngjajshme

Familja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal i Zi

Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor...

28 minuta lojë, katër gola / Newcastle barazon rezultatin

Skuadra e Newcastle Unitedit ka barazuar rezultatin ndaj Barcelonës,...

Përsëri Elanga, Newcastle e barazon sërish rezultatin ndaj Barcelonës

Newcastle ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Barcelonës. Ishte përsëri...

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte...

Të jashtëzakonshëm Barça, Raphinha shënon ndaj Newcastle

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Dushan Maksimoviq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, pranoi se numri i telefonit të Milan Radoiçiqit i ishte gjetur në telefonin e tiji, por që nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të. 

I pyetur nga anëtarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli, Maksimoviq tha se për fotografitë që pretendon Prokuroria, ka prej tyre që nuk i ka parë kurrë dhe nuk e ka idenë se nga janë nxjerrë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai deklaroi se telefoni i tij është shfrytëzuar edhe pas marrjes së tij nga Policia.

Anëtari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri e pyeti të akuzuarin nëse e ka njohur Milan Radoiçiqin, ku Maksimoviq tha se personalisht nuk e njeh por pohoi se e kishte numrin e tij.

I akuzuari tha se numri i telefonit të Radoiçiqit ishte gjetur në telefon të tij, për shkak se kishte planifikuar ta kontaktonte për ndihma familjare, por që nuk ka pasur kontakte me të.

“Kurrë s’kam pas kontakt me të”, tha ai.

Edhe në sesionin e pasdites, i akuzuari Dushan Maksimoviq po vazhdon mbrojtjen në Gjykatën Themelore në Prishtinë./BetimipërDrejtësi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz