BallinaLajmeHyseni: Stërvitjet ushtarake afër kufirit me Kosovën në Gjilan janë shqetësuese, institucionet...

Hyseni: Stërvitjet ushtarake afër kufirit me Kosovën në Gjilan janë shqetësuese, institucionet të monitorojnë situatën me kujdes

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar në lidhje me stërvitjet ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovës në Gjilan.

Ai ka thënë se këto stërvitje janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët.

“Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë ai.

Hyseni ka kërkuar nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të angazhohemi fuqishëm për mbrojtjen e interesit të tyre”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz