BallinaLajmePërfundon afati i thirrjes për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, aplikojnë 25...

Përfundon afati i thirrjes për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, aplikojnë 25 kandidatë (EMRAT)

Të ngjajshme

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Vini Jr shënon një gol shumë të bukur ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e epërsisë...

Ferizaj reagon pas barazimit ndaj Gjilanit, thonë se u dëmtuan nga gjyqtarët!

Ferizaj FC ka shprehur pakënaqësi të thellë pas ndeshjes...

Ka përfunduar afati i thirrjes publike për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendi i Republikës së Kosovës, afati për aplikim ka përfunduar të martën, më 17 mars, në orën 16:00, transmeton lajmi.net.

Deri në përfundim të afatit kanë aplikuar gjithsej 25 kandidatë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.

Administrata e Kuvendit ka bërë të ditur se është ende në pritje të nominimeve eventuale që mund të arrijnë përmes postës.

Sipas njoftimit, procedura e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz