BallinaSportVendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot në Pejë është vendosur gurëthemeli i kompleksit sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të sportit në vend.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë krerë institucionalë dhe figura të njohura të sportit. Fjalë rasti mbajtën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Federata e Xhudos e Kosovës, Agron Kuka, si dhe kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, shkruan IndeksOnline.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përfaqësues institucionalë, si dhe kampionët e xhudos së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë edhe sportistë mysafirë nga Ukrainë, të cilët aktualisht po zhvillojnë një kamp përgatitor në Kosovë.

Kompleksi “Qendra Nacionale e Xhudos” pritet të shërbejë si një qendër moderne për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e talenteve të rinj dhe avancimin e mëtejshëm të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Ky projekt konsiderohet një hap i madh përpara për sportin në vend dhe një dëshmi e përkushtimit institucional për të mbështetur sukseset e vazhdueshme të xhudos kosovare.

Programi “Kosova, Shtet i Xhudos” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa njoftimi për këtë ngjarje është bërë nga Federata e Xhudos e Kosovës./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz