BallinaLajmeRasti në Vjenë, Konjufca: Jemi në koordinim të vazhdueshëm me familjet për...

Rasti në Vjenë, Konjufca: Jemi në koordinim të vazhdueshëm me familjet për të siguruar mbështetjen e plotë

Të ngjajshme

Zvicra kërkon alternativa për mbrojtjen ajrore – përtej sistemit Patriot

Arsyeja kryesore lidhet me vonesat e mëdha në dorëzimin...

Zidane ishte afër të kthehej si trajner i Realit

Kriza me trajnerë e ka kapluar Real Madridin gjatë...

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka shkruar në lidhje me humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve të Kosovës në Vjenë të Austrisë si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Ai i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se MPJD përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, vazhdon të jetë në koordinim të vazhdueshëm me familjet dhe autoritetet përkatëse për të siguruar mbështetjen e plotë dhe për të lehtësuar çdo procedurë të nevojshme.

“Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami ishin pjesë e diasporës sonë — një shtyllë e pazëvendësueshme e Kosovës. Për dekada, njerëzit tanë jashtë vendit kanë mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, kanë mbështetur familjet e tyre, kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, dhe kanë qenë zë i Kosovës kudo në botë. Humbja e tyre nuk është vetëm humbje për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë që në kohët më të vështira ka gjetur mbështetetjen kryesore në përkushtimin dhe sakrificën e bashkëatdhetarëve tanë. Në këtë ditë të rëndë për Kosovën, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Konjufca. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz