BallinaLajmeOsmani ngushëllon familjet e tre kosovarëve që vdiqën në Austri: Kjo tragjedi...

Osmani ngushëllon familjet e tre kosovarëve që vdiqën në Austri: Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar

Të ngjajshme

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”,...

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e tre kosovarëve që humbën dje jetën në vendin e punës, në Austri.

“Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne.”, tha ndër të tjera ajo.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën jetën në vendin e punës në Austri
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë.
Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne.
Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave.
Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz