Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar më 17 mars rreth orës 17:20 në rrugën Prizren, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një vend parkimi.
I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Kolonel Ahmet Krasniqi, Prizren 17.03.2026 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth parkingut kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/