BallinaSportPrishtina mposhtet nga Malisheva, Altin Aliu shënon në frymën e fundit

Prishtina mposhtet nga Malisheva, Altin Aliu shënon në frymën e fundit

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë e të shtënave...

Të shtënat me armë në Gjakovë/ Këta janë të përfshirët

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot, pranë...

Tifozi i skuadrës shqiptare nga Maqedoni bie nga tribunat

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përballjen mes...

Prishtina ka pësuar një humbje minimale, por të rëndë nga Malisheva, në rrugëtimin e saj për garat evropiane.

Skuadra e drejtuar nga Alban Dragusha është mposhtur nga Malisheva e Bylbyl Sokolit, me shifrat prej 1-0 në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 32-të në Hajvali.

Golin për mysafirët e shënoi Altin Aliu në minutën e 95-të të takimit.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Malishevës, nën drejtimin e “Profës”, duke vazhduar tashmë rrugëtimin e saj të sigurt për Evropë.

Me këtë tre-pikësh, Malisheva tashmë ka 52 pikë, në vendin e tretë, shtatë pikë më shumë se Prishtina që është e katërta.

Madje, pozita e Prishtinës mund të rrezikohet, nëse vendi i pestë Gjilani fiton ndeshjen e tij ndaj Ferizajt nesër, kështu duke e parakaluar skuadrën nga kryeqyteti.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina do t’i shkojë Prishtinës së Re, teksa Malisheva do të jetë mysafire e Ferizajt./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz