BallinaSportPSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti thellë skuadrën angleze në dy ndeshjet.

Pasi fillimisht fitoi 5-2 në “Parkun e Princave” në Francë, Parisi e mposhti sot 3-0 Chelsean në shtëpinë e saj.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi i pari në ndeshje, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e gjashtë.

Parisi e dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të të ndeshjes, përmes Bradley Barcolas.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në pjesën e dytë, PSG-ja shënoi edhe një herë.

Ishte Senny Mayulu që shënoi në minutë 62-të për 3-0, duke i dhënë goditjen e fundit Chelseat, që nuk arriti të bënte asgjë në këtë përballje.

Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje ishte 8-2 për PSG-në

Në çerekfinale, Parisi do të ketë punë me fituesin e duelit Liverpool – Galatasarayt, me turqit që po fitojnë 1-0 nga ndeshja e parë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz