BallinaLajmeQeveria nëpërmjet Konjufcës mirëpret heqjen e masave të BE’së ndaj Kosovës

Qeveria nëpërmjet Konjufcës mirëpret heqjen e masave të BE’së ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Sulmet ruse vrasin 10 persona, Zelensky thotë se Ukraina godet cisterna nafte

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë kanë...

Gabon Jashari, Berardi i jep epërsinë Sassuolos ndaj Milanit

Sassuolo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Milanit. Është Domenico...

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur heqjen e të gjitha masave të vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Ekzekutivi shpërndau në Facebook një deklaratë të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, duke përshëndetur këtë lëvizje, tha se presin që të hapet një fazë e re e progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Më poshtë reagimi i Qeverisë:

Qeveria mirëpret heqjen e plotë të masave nga BE-ja

Prishtinë, 17 mars 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndeti hapin e ndërmarrë nga Bashkimi Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese, të cilat i ishin vendosur padrejtësisht Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mirëpriti njoftimin e Komisionit Evropian dhe theksoi se tani duhet lëvizur në rrugën drejt anëtarësimit.

“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, shkroi në X, zëvendëskryeministri Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz