BallinaLajmeMinistrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Orav vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.

Ministrja Rizvanolli e falënderoi Ambasadorin Orav për angazhimin dhe punën e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për kontributin e dhënë në lehtësimin e proceseve me rëndësi për vendin, në dobi të forcimit institucional dhe avancimit të reformave.

Ministrja Rizvanolli i uroi Ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz