back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajme​Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit

​Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit

Të ngjajshme

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan...

Ballkani – Drita, ndeshja e sezonit në fundjavë

Xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në futboll...

Fotografia e Thaçit në bodrumin e MPJD-së, Deliu: Heshtja e ministrisë flet shumë

Të mërkurën, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej...

Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar...

Kosova është buzë kolapsit tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Sipas tij, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, vendi ka hyrë në situatën më të rëndë post pavarësi me shumë të panjohura.

Tahiri në një konferencë për media të enjten akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje që sipas tij nuk është në gjendje të bëjë shtetin funksional.

“Vendi është në situatën më të rëndë në post pavarësi dhe një ndër krizat ma të thella me shumë të panjohura. Kosova sot është në bllokadë, ndërsa shteti është jofunksional. Ekonomia është buzë kolapsit”, tha ai.

Tahiri u shpreh i bindur se dekreti i presidentes Osmani për shpërndarje të Kuvendit është kushtetues.

Madje ai kritikoi siç tha sulmet ndaj institucionit më të lartë juridk në vend nga eksponent të LVV-së.

Ai e shprehi të nevojshme edhe një bashkëpunim opozitar në zgjedhjet e mundshme të ardhshme.

“Opozita nuk duhet të frikësohet që të bashkohet në një platformë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz