back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeKurti: Lufta çlirimtare e fundit në Kosovë ishte pa dyshim produkt i...

Kurti: Lufta çlirimtare e fundit në Kosovë ishte pa dyshim produkt i shumë brezave që ndër vite u angazhuan për liri

Të ngjajshme

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar...

KQZ pezullon AKR-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...

Aksion në Prishtinë për heqjen reklamave pa leje nga hapësirat publike

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion...

Izraeli thotë se ka sulmuar centralin bërthamor iranian

Ushtria izraelite tha të enjten se në ditët e...

Katie Perry fiton në gjykatë kundër yllit të popit Katy Perry

Stilistja e modës Katie Perry fitoi në betejën ligjore...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për përvjetorin e protestave studentore të 1981-ës ka vizituar dje veprimtarin e çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizin, e ku tha se lufta çlirimtare e fundit në Kosovë ishte pa dyshim produkt i shumë brezave që ndër vite u angazhuan për liri dhe avancimin e çështjes kombëtare.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dje, në përvjetorin e protestave studentore të vitit 1981, e të cilat atëbotë shpejt u shndërruan në demonstrata gjithëpopullore, ishim për vizitë te veprimtari i çështjes kombëtare Mehmet Hajrizi.

Baca Mehmet nuk është thjesht një veprimtar që e përkufizon aktiviteti i tij politik. Ai vjen edhe nga një familje e përfshirë në aktivizëm politik dhe përndjekje nga regjimi serb që nga vitet e ’20-ta të shekullit të kaluar.

Për 15 vjet ai punoi në arsim, duke edukuar breza të tërë nxënësish. Një nga momentet më të rënda të jetës së tij ishte arrestimi në sallën e mësimit, para nxënësve të tij. Ky ishte arrestimi i tij i dytë, pasi për herë të parë ishte arrestuar në vitin 1979.

Në fillim të viteve ’70 u formua organizata ilegale “Grupi Revolucionar i Kosovës”, një ndër organizatat më serioze dhe më jetëgjata të lëvizjes së asaj kohe. Fillimisht ajo u udhëhoq për një vit nga Kadri Osmani, ndërsa për tetë vjet të tjerë nga Mehmet Hajrizi. Më vonë ai, së bashku me shokët e tij, u bë pjesë e themelimit të shtypit të parë klandestin, ku shërbeu edhe si kryeredaktor. “Zëri i Kosovës”, “Pararoja”, “Liria”, “Këngët e lirisë” dhe shumë trakte të tjera politike që ngjallën vrull patriotik dhe përhapën frymën e rezistencës gjithandej vendit, me kërkesa për liri, drejtësi, Republikë dhe bashkim kombëtar.

Mehmet Hajrizi u arrestua më 18 dhjetor 1981, ndërsa më 10 korrik 1982, bashkë me një grup veprimtarësh, u dënua me 12 vjet burg të rëndë. Në atë kohë udhëheqjen e organizatës e mori Kadri Zeka, i cili u vra një vit më vonë së bashku me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën.

Lufta çlirimtare e fundit në Kosovë ishte pa dyshim produkt i shumë brezave që ndër vite u angazhuan për liri dhe avancimin e çështjes kombëtare. Ndërkaq, ngjarjet e mëdha janë rezultat i një pune të përditshme paraprake që këto organizime kanë bërë së bashku me popullin e Kosovës.

Mirënjohje për të gjithë ata që u përpoqën e kontribuan për liri e bashkim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz