back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeSallahu në mbrojtje të Rrustemit: Ndoshta ka dëgjuar diçka, ndërhyrjet e ambasadorëve...

Sallahu në mbrojtje të Rrustemit: Ndoshta ka dëgjuar diçka, ndërhyrjet e ambasadorëve s’janë të reja

Të ngjajshme

Ministria e Bujqësisë autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për 2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja...

Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund luftës

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian paraqiti të mërkurën në mbrëmje...

Izraeli pretendon se ka goditur kompleksin iranian për zhvillim të armëve bërthamore

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një kompleks për...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu në Politiko tha se ndërhyrjet e ambasadorëve në institucionet e Kosovoës nuk janë diçka e pazakontë, duke theksuar se raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë në institucione të ndryshme të vendit.

Sallahu tha se nuk e ka parë prej disa ditësh kolegun e tij, Adnan Rrustemin i cili e ka ngritur këtë çështje për publikun përmes një postimi që e ka bërë në Facebook. Por Sallahu shtoi se nuk është për t’u habitur pasi që ai ka pasur mundësi të dëgjojë informacione të sakta për zhvillimet e fundit.

“Unë Adnanin nuk e kam parë qe disa ditë, por nuk e di pse po e merrni si befasi këtë, sepse duke e shtruar këtë pyetje po e ngritni zërin me një lloj çudie. Ajo që po dua të them është se, me gjasë, Adnani ka dëgjuar se ka informacion të saktë se diçka e tillë po ndodh”, tha Sallahu në Politiko.

Sipas tij, historikisht nuk është për t’u çuditur që të ketë ndërhyrje të tilla, pasi sipas tij, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

“Historikisht nuk është për t’u çuditur, sepse ne e dimë se ka pasur ndërhyrje të tilla, qoftë në gjykatë, qoftë në institucione të tjera. Ju e dini nga kush, sepse në këtë shtet po jetojmë. Ka pasur ndërhyrje të ambasadorëve në shumë situata konkrete brenda institucioneve të Kosovës, nuk është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Sallahu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz