back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeNga mishi te mollët, rritja e çmimeve godet kuletën e qytetarëve

Nga mishi te mollët, rritja e çmimeve godet kuletën e qytetarëve

Të ngjajshme

Në BBVK “burrë e grua”, si qëndron sot raporti mes Elijones dhe Klodit?

Pas përfundimit të BBVK, duket se raporti mes Elijones...

Takimet me Kurtin, Abdixhiku: S’u përmendën emra, i thashë që s’jemi kundër Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Shenjë paralajmëruese e demencës që mund të shfaqet në duar: Si ta dalloni

Ekspertët kanë identifikuar një shenjë të mundshme paralajmëruese të...

Reali vazhdon tutje – tjetër gol vjen nga Valverde ndaj Man Cityt

Real Madrid e ka realizuar edhe golin e dytë...

Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon edhe në muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shkurt ka arritur në 6 për qind.

Shtrenjtimi kryesisht po ndodh tek produktet ushqimore.

Disa nga produktet bazë janë shtrenjtuar dukshëm krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i mishit të viçit është rritur nga 10 euro e 47 cent për kilogram në 12 euro e 90 cent.

Rritje është vërejtur edhe te disa produkte tjera të përditshme, raporton RTV Dukagjini.

Mollët janë rritur nga 1 euro e 7 cent në 1 euro e 30 cent për kilogram, ndërsa domatet nga 1 euro e 71 cent në 1 euro e 98 cent për kilogram.

Shtrenjtim është regjistruar edhe te pijet dhe produktet e konsumit.

Çmimi i kafesë së bluar është rritur nga rreth 14 euro e 52 cent për kilogram në më shumë se 16 euro.

Për qytetarët, këto shifra përkthehen në një barrë gjithnjë e më të madhe për buxhetin familjar.

“Çmimet me të vërtetë janë të padukshme. Por, megjithatë duhet të kalojmë këto kriza sepse me këto paga marrin qytetarët e Kosovës të them të vërtetën shumë vështirë është që të kalohet muaji”, ka thënë Albert Maloku – Qytetar.

“Kjo është katastrofë për qytetarët. Kur ndalen nuk e dimë, kanë shkuar çmimet në tavan”, , ka thënë Albert Maloku – Qytetar.

Disa të tjerë fajësojnë Qeverinë e Kosovës dhe bizneset për rritjen e çmimeve.

“Këtu duhet të ndërmarrë Qeveria. Për çka i zgjedhim na e dalim votojmë? Për një Qeveri, Qeveria që dy vjet pushon se i ka llukset e veta”, ka thënë Rabit Halili – Qytetar.

“Po bizneset te ne gjithmonë ka dashur të fitojnë qind për qind ose 1000%, jo një fitim pak më real, por gjithmonë kanë shkuar me maksimumin”, ka thënë Magbule Ibrahimi – Qytetare.

Gjithashtu, sipas raportit të ASK-së, shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit janë ndër ato që janë shtrenjtuar më së shumti gjatë vitit të fundit, së bashku me biletat e fluturimeve.

Ndërkohë, me rritjen e fundit të çmimit të derivateve, mund të priten edhe shtrenjtime të reja, paralajmëron kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Ngritja e çmimit të derivateve të naftës do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve, në industri dhe te konsumatorët. Prandaj, pritet që edhe produktet e tjera mund të shtrenjtohen”, ka thënë Agim Shahini – Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Kurse, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, ka vazhduar edhe sot monitorimit e tregut të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës sillet nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër, kurse nga të dhënat e Doganës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës është 1.45 €/litër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz