BallinaLajmeMashtruan shtetin austriak me 3.8 milionë euro, burgim për dy kosovarët

Mashtruan shtetin austriak me 3.8 milionë euro, burgim për dy kosovarët

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Dy kosovarë janë dënuar me burgim dhe janë gjobitur.

Ata u shpallen fajtor për mashtrim ndaj shtetit austriak, konkretisht, sigurimeve shoqërore në shumë prej 3.8 milionë eurosh.

Seanca gjyqësore u mbajt të martën në Linz, ndaj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova.

I akuzuari kryesor, u dënua me tre vjet e tre muaj burgim e po ashtu duhet t’i paguajë shtetit 500 mijë euro.

Derisa, i akuzuari i dytë, një 39 vjeçar u dënua me 24 muaj burgim, gjashtë prej të cilave ai duhet t`i vuajë pa kushte, ndërsa pjesa tjetër me kusht për tre vjet.

Edhe ky duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh, shkruan Orf.at transmeton Klankosova.tv.

E së bashku, ata gjithashtu duhet t`i paguajnë më shumë se 3.8 milionë euro dëme Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), që ishte pala kryesor e dëmtuar.

Kurse, e akuzuara e tretë, një grua 37-vjeçare u lirua nga akuzat për mungesë provash.

Sipas aktakuzës, gjatë një periudhe trevjeçare, më shumë se 4 mijë punëtorë të huaj u regjistruan në sigurimet shoqërore dhe më pas u ç’regjistruan.

Përmes këtyre regjistrimeve, punëdhënësit mashtruan sistemin e sigurimeve shoqërore me kontributet e punëdhënësit që duhej të paguanin.

Punëtorë me dokumente të falsifikuara

Hetimi u iniciua nga inspektimet e kantiereve të ndërtimit në Steiermark, të cilat zbuluan parregullsi.

Autoritetet u vunë në dijeni lidhur me tre kontraktorët, kur disa punëtorë paraqitën dokumente të falsifikuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz