Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklarimeve të Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me respektimin e të drejtave të të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor.
Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së ka thënë se deklaratat se gjatë gjithë procesit janë respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve dhe Kushtetuta e Kosovës nuk përputhen me perceptimin e qytetarëve, raporton lajmi.net
Sipas kësaj organizate, gjatë viteve të fundit janë ngritur shumë dyshime për shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe për mënyrën se si është respektuar Kushtetuta e vendit.
OVL e UÇK-së ka shtruar edhe një pyetje për gjykatën: nëse procesi gjyqësor është drejt përfundimit, pse ish-luftëtarët e akuzuar nuk lejohen ta presin verdiktin përfundimtar në shtëpitë e tyre, pranë familjeve.
Postimi i plotë: