back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSportMinistri Gashani e vizitoi stadiumin “Adem Jashari”, i cili po rinovohet

Ministri Gashani e vizitoi stadiumin “Adem Jashari”, i cili po rinovohet

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare: Bayer Leverkusen – Arsenal

Bayer Leverkusen dhe Arsenal përballen sonte në Ligën e...

Emir Sahiti largohet nga Izraeli shkaku i problemeve me Iranin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti është larguar...

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se mosarritja...

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar sot për vizitë në Mitrovicë, ku së bashku me kryetarin e komunës, Faton Peci, kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektet kryesore të infrastrukturës sportive në qytet.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”, ku aktualisht po zhvillohen investime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe tifozët, shkruan “Gazeta Express”.

“Këto investime synojnë të përmirësojnë infrastrukturën sportive në Mitrovicë dhe të krijojnë hapësira moderne për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve për të rinjtë”, njofton Ministria e Sportit.

Stadiumi “Adem Jashari” ishte rinovuar para më shumë se një dekade dhe aty kishte luajtur edhe Kombëtarja e Kosovës deri në pranimin në UEFA e në FIFA, por më pas, në mungesë të mirëmbajtjes, ky stadium kishte përfunduar në gjendje të mjerueshme.

Tash e sa vite mitrovicasit janë duke e pritur renovimin e stadiumit ikonik, por punimet kanë shkuar “me hapa të breshkës”. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz