back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditE papritur, publikohet video ku Miri e pranon me gojën e tij...

E papritur, publikohet video ku Miri e pranon me gojën e tij se e do Selinin

Të ngjajshme

Pas debatit të fundit në “Big Brother VIP Albania 5” mbi marrëdhënien mes Miri dhe Selin, situata u tensionua edhe më shumë kur Ledioni i bëri një pyetje të sinqertë Mirit: “A ke ndjenja për Selin?”

Miri iu përgjigj kategorikisht: “Jo.”

Megjithatë, produksioni i transmetoi një klip ku Miri shihej në dhomën e rrëfimit në një gjendje të ndjeshme emocionale, duke u shprehur se e do Selinin. Në video dëgjohej Miri teksa thoshte: “Ata thonë që ju e keni për lojë, jo mo vëlla. E dua atë”

Deklarata e tij shkaktoi shok te Selin, e cila mbeti e befasuar nga fjalët e tij.

Pas kësaj, Miri mohoi kategorikisht se e kishte thënë këtë në kontekstin aktual, duke sqaruar se deklarata kishte ndodhur tre muaj më parë, pas një mbrëmjeje feste, dhe nuk ishte shprehur në mënyrën që duket në klip.

Situata ka krijuar tension në shtëpi dhe ka hapur sërish diskutime te banorët dhe publiku, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të komentojnë për marrëdhënien komplekse mes Mirit dhe Selin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz