back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeKryeziu: Zgjedhjet e shpeshta pasojë e përplasjes mes sistemit politik dhe mendësisë...

Kryeziu: Zgjedhjet e shpeshta pasojë e përplasjes mes sistemit politik dhe mendësisë politike

Të ngjajshme

Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku 2022

Nafta vazhdoi rritjen e fundit të dielën, duke arritur...

QKUK-ja përforcon shërbimet për infertilitet, sigurohen barna për IVF-në

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) muaj më parë...

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi pezullimin...

Presidenca dënon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani

Presidenca ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për...

Ismet Kryeziu nga KDI, ka shkruar në lidhje me numrin e madh të zgjedhjeve që janë mbajtur në vend gjatë vitit të fundit.

Ai ka pyetur se “pse po shkojmë në zgjedhje tjera pa arritur t’i japim vendit institucione funksionale për gati dy vite, si dhe a është problemi te sistemi politik që nuk po funksionon si duhet, apo te mendësia jonë politike, ende e ndikuar nga logjika patriarkale e dominimit?”

“Sistemi zgjedhor proporcional dhe Kushtetuta jonë janë të dizajnuara si një rregull shoqëror që promovon bashkëpunimin dhe kompromisin politik. Një sistem që nxit logjikën e një demokracie konsensuale, ndërsa praktika jonë politike shpesh funksionon me një logjikë më hierarkike dhe individualiste. Në thelb, ky sistem e bën pothuajse të pamundur që një parti të qeverisë e vetme. Ai i detyron partitë të bashkëpunojnë për të krijuar shumicë parlamentare dhe për të qeverisur së bashku, madje edhe me përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë shqiptare”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se partitë dhe liderët tanë ende po funksionojnë me një mendësi më shumë “bajraktariste”.

“Për ata, shpeshherë ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja ndërkombëtare për të arritur marrëveshje ndërpartiake. Kjo ndodh sepse politikanët shpesh e shohin politikën si dominim të një lideri, dhe jo si një proces kompromisi dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve politikë. Pra, në vazhdimësi kemi një përplasje mes mënyrës se si është ndërtuar sistemi dhe mënyrës se si bëhet politika në praktikë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se dilema më e thellë është se ose duhet të mësojmë të funksionojmë brenda këtij sistemi përmes kompromisit dhe bashkëpunimit politik, ose duhet ta ndryshojmë vetë sistemin për ta përshtatur me bindjet dhe mënyrën se si funksionon realisht politika tek ne.

“Sepse një model që kërkon bashkëqeverisje e ka të vështirë të funksionojë nëse kultura politike vazhdon të kërkojë udhëheqje të centralizuar — një logjikë që, në një farë mënyre, lidhet edhe me traditën patriarkale të autoritetit, që nga familja. Nëse kjo mospërputhje vazhdon, ciklet e krizave politike dhe zgjedhjeve të shpeshta mbeten një rezultat pothuajse i parashikueshëm”, ka shkruar Kryeziu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz