back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeDeputeti i VV nuk e mohon se Kurti i tha Rashiqit “do...

Deputeti i VV nuk e mohon se Kurti i tha Rashiqit “do e bëj për ty” kur ia transferoi 24 hektarët Manastirit – kështu e arsyeton

Të ngjajshme

Haxhiu: Presidentja s’është mbi kuvendin, më befasoi me vendimin

Albulena Haxhiu e ka quajtur të ngutshëm dhe befasues...

Top lista e top ngjarjeve – nga Prishtina, deri n’Pejë e Gjakovë

Pranvera po troket në Prishtinë dhe qytetet përreth me...

Po bëhet trend global, unaza e divorcit në vend të unazës së fejesës

“Derisa vdekja të na ndajë”? Fatkeqësisht, ky premtim i...

Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku 2022

Nafta vazhdoi rritjen e fundit të dielën, duke arritur...

Deklarata e Ministrit Nenad Rashiq se Kryeministri Albin Kurti i kishte thënë “do ta bëj për ty”, transferimin e 24 hektarëve në pronësi të Manastirit të Deçanit, po vazhdon të nxis reagime.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Me vite shpjegoja pse kjo është e rëndësishme. Në fund kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd” ka thënë Rashiqi teksa ka shpalosur bisedën me Kurtin.

Në reagimin e saj, Qeveria Kurti, nëpërmjet zëdhënësit ka mohuar fjalët e Rashiq duke thënë se ai e ka ngatërruar me një kërkesë tjetër. Sipas këtij versioni, Kurti i ka thënë po kërkesës së ministrit të tij duke i dhënë leje kreun e Kishës Ortookse Serbe Porfirije për vizitë në Kosovë.

Por, deputeti i VV’së Adnan Rrustemi që ka reaguar pas zëdhënësit të Kurtit ndryshe nga qeveria nuk e ka mohuar deklaratën.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e Kurtit është bërë për ta faktorizuar sadopak Rashiqin.

Postimi i plotë i Rrustemit

Çështja e vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë vendim i Gjykatës Kushtetuese, i pakthyeshëm, përveçse edhe kusht për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Jashtë kësaj, problemi i parë është se si erdhi puna që Gjykata ta marrë këtë vendim, kurse pothuajse ata që sot po reagojnë kanë kontribuar në këtë vendim nga papërgjegjësia e humbja e afateve, siç ishte veçanërisht Komuna e Deçanit.

Problemi i dytë është se deklaraten e Nenad Rashiqit nuk e shohin si angazhim të KM Albin Kurti për ta faktorizuar sadopak Nenad Rashiqin kundër Listës Serbe, por reagojnë të sinkronizuar thua ti po i shqetëson pse Lista Serbe i ka 9 deputetë e jo 10. 

Kush angazhohet për shtet, punon me zvogëlu Listën Serbe, e me forcu deputetë serbë që e njohin Republikën, kurse ata që mendjen e kanë veç te pushteti sikur kanë interes që Lista Serbe t’i kishte 10 deputetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz