back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeAlarm në Nju Jork, policia konfirmon praninë e një eksplozivi pranë rezidencës...

Alarm në Nju Jork, policia konfirmon praninë e një eksplozivi pranë rezidencës së kryebashkiakut Mamdaní

Të ngjajshme

ZKM: Kurti dhe BERZh flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte të reja infrastrukturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e...

Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar lidhur me...

Mustafa ironizon me LVV-në: A është ende Kushtetuesja “e kapur nga opozita”?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës...

Policia e Nju Jorkut ka konfirmuar se një individ i dyshuar përdori një pajisje shpërthyese të improvizuar gjatë një proteste anti-muslimane të shtunën (07.03) pranë rezidencës së kryebashkiakut të qytetit, Zoran Mamdaní, në Manhattan.

Sipas autoriteteve, një grup i bardhë racist organizoi protestën pranë Gracie Mansion, ndërsa një grup më i madh kundërprotestuesish ishte mbledhur në të njëjtën zonë.

Gjatë incidentit, dy burra, që dukeshin pjesë e kundërprotestuesve, hodhën një pajisje zjarrvënëse pranë policisë dhe lanë një tjetër pajisje në zonën përreth. Pajisjet përbëheshin nga kavanoza me fitil, të mbushura me bulëza druri dhe vida, ndërsa fillimisht nuk ishte e qartë nëse ishin shpërthyese funksionale, ka transmetuar Panorama.

Zëdhënësja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tis, deklaroi se ekipi i specialistëve të shpërthimeve konstatoi se një nga pajisjet “nuk ishte një pajisje false apo bombë tymuese”, por një pajisje shpërthyese e improvizuar, e cila mund të kishte shkaktuar lëndime të rënda ose edhe vdekje.

Policia vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe rrethanat e sakta të incidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz