BallinaLajmeOVL-UÇK reagon në lidhje me 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Tentativa...

OVL-UÇK reagon në lidhje me 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon ofendimin e dëshmorëve

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq për 24 hektarët që i janë dhënë Manastirit të Deçanit, e që ka thënë se i janë dhënë “për hatër të tij”.

Sipas OVL-UÇK-së, kjo deklaratë”tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ideologjinë e tyre antikombëtare dhe orientimin e tyre kundër interesave të qytetarëve të Kosovës”.

“Duke ndjekur këto zhvillime të padëgjuara më parë, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së shprehin kundërshtim të ashpër ndaj lojërave me pronën dhe territorin e Kosovës, që ky pushtet po i bën në shërbim të kapriçove dhe favoreve personale. Po ashtu, edhe tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon shkeljen e dinjitetit dhe ofendimin e sakrificës së popullit shqiptar dhe të rënëve për liri”, thuhet në këtë reagim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz