Aktori Corey Parker, i njohur për rolet e tij në sitcom-in “Will and Grace” dhe në filma e seriale të viteve 1980 dhe 1990, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeç pas një beteje me kancerin.
Ai vdiq të enjten në Memphis, Tennessee, konfirmoi tezja e tij Emily Parker për TMZ, por nuk zbuloi llojin e kancerit, transmeton Indeksonline.
Motra e tij Noelle i tha lamtumirë aktorit në Instagram. “Unë besoj se ai u largua nga kjo botë i lehtësuar, në paqe dhe i rrethuar nga dashuria”, shkroi ajo.
Parker ka pasur një numër rolesh në Hollywood gjatë gjithë karrierës së tij dhe u shfaq për herë të parë në ekran në mesin e viteve 1980.
Një nga rolet e tij të mëparshme ishte në filmin horror “E premtja 13: Një fillim i ri”, në të cilin ai luajti rolin e Pete. Menjëherë pas kësaj, ai u shfaq në dramën romantike “9 1/2 Weeks” përkrah Kim Basinger dhe Mickey Rourke./Indeksonline/
