BallinaLajmePresidentja Osmani merr vendim, e shpërndanë Kuvendin

Presidentja Osmani merr vendim, e shpërndanë Kuvendin

Të ngjajshme

Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani po mban një konferencë për media.

Kjo konferencë vjen vetëm një ditë pasi që Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedh presidentin e vendit.

Gjatë konferencës për media e para e vendit është shprehur se ka vendosur për shpërndarajen e Kuvendit.

”Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme, është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot në përputhje kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit” ka thënë Osmani.

Në seancën e mbrëmshme kandidatë për presidentë ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku mirëpo për shkak të mungesës së korumit seanca u ndërpre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz