BallinaLajmeGashi: Osmani e dogji veten duke e paraqitur si të pangopur për...

Gashi: Osmani e dogji veten duke e paraqitur si të pangopur për pushtet

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Analisti dhe gazetari Astrit Gashi, ka reagura pasi presidentja Vjosa Osmani ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga qytetarët.

Gashi u shpreh se Osmani dogji veten duke e paraqitur si të pangopur për pushtet.

“Vjosa, per me teper, me propozimin e sontem i dha municionin e duhur secilit qe eshte kundershtar politik i saj. Ne vend se te rrinte e qete dhe dinjitoze, vendosi te luaj gabim. E dogji veten, duke e paraqitur si te pangopur per pushtet. Pa arrit gje si kthim!”, ka shkruar Gashi.

Derisa shtoi se inati i saj tejkalon ambiciet e Kurtit për  pushtet.

Postimi i plotë: 

Pra Vjosa Osmani po lyp me nderru edhe rendin kushtetues te Kosoves, vec qe ajo me pas mundesine me mbet Presidente. Krejt kete 7-8 ore para se me deshtu zgjedhja e Presidentit, e disa ore pasi e pa qe ajo nuk do te jete as kandidate e as Presidente.
Deshirat dhe inati i kesaj zonje fatkeqesisht tejkalojne ambiciet per pushtet e kontroll te Kurtit.
Vjosa, per me teper, me propozimin e sontem i dha municionin e duhur secilit qe eshte kundershtar politik i saj. Ne vend se te rrinte e qete dhe dinjitoze, vendosi te luaj gabim. E dogji veten, duke e paraqitur si te pangopur per pushtet. Pa arrit gje si kthim!
Fati i Kosoves nuk eshte fati i Vjoses!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz