back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeSi bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

Si bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu për amendamentet: S’është mirë në natën e fundit të përdoren këto situata

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka...

Zhvillime dramatike: Prattipati i shkon në zyre përsëri Vjosa Osmanit

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të...

KFOR i quan të rreme pretendimet se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova

KFOR ka reaguar ndaj pretendimeve që, sipas këtij misioni,...

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime...

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ajo i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

E pak minuta më parë ishte kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se i bashkohet thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.

Por si bëhet ndryshimi i amandamentave kushtetuese?

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Mazllum Baraliun si njohës të çështjeve juridike.

Ai në një prononcim thotë se duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave.

‘’Duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave që përfshinë edhe komunitetin serb dhe komunitet tjera jo shqiptare. Pra 20 vende që ata i kanë të rezervuara, pra 10 komuniteti serb dhe 10 komunitetet tjera duhet të jenë 2/3 e tyre, pra duhet të jenë 2/3 e 20 deputetëve.Nëse ata votojnë atëherë ndryshimet kanë valitited’’ thotë Baraliu.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.

Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz