back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaKulturë“Ti do vetëm burra me lekë” – Selin nuk ia përton Rogertit

“Ti do vetëm burra me lekë” – Selin nuk ia përton Rogertit

Të ngjajshme

“Ti je një kokrra e injorantit, rrugaç”

Tensionet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5’, vazhdojnë të rriten ditë pas dite. Gjatë ditës së sotme, Rogerti është përfshirë sërish në një debat me Selin, duke përdorur deklarata të rënda që kanë shkaktuar reagime të shumta.

“Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë”, iu drejtua ai banores, duke e akuzuar për interes material, ende pa kaluar 24 orë nga falja që i kërkoi për fjalët e pahijshme drejtuar banores.

“Prapë me akuza ti, nuk zë mend, prapë ti ordiner. Ordiner prapë të ha goja. Po flet për emrin tim o injorant. Të jesh vajzë pa lekë duhet me e marrë me lek. Ti e ke bërë në jetën tënde. Vjen nga familje borgjeze dhe ke marrë një të varfër. Se një njeri që akuzon do t’a ketë përjetuar vetë. Ti je një kokrra e injorantit, rrugaç”, iu kthye Selin.

“Faleminderit që më përmend prapë gruan dhe familjen time”, i kthehet Rogerti.

Ashtu sikurse e përmendëm dhe më sipër, kjo nuk është hera e parë, dhe Rogerti është përballur me kritika për mënyrën e komunikimit brenda shtëpisë.

Edhe në spektaklin e së martës, ai u vu në qendër të vëmendjes për gjuhën e përdorur ndaj Selinit dhe jo vetëm, çka nxiti reagime si nga banorët, ashtu edhe nga publiku jashtë.

Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe konfrontuese po e shndërron në një nga figurat më polemike të këtij sezoni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz