back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaSportKosova ”stërvitet” me Gjibraltarin, i nis me fitore bindëse kualifikueset për Kupën...

Kosova ”stërvitet” me Gjibraltarin, i nis me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës

Të ngjajshme

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes...

Reagon Rodrygo pas lëndimit të tij

Ylli i Realit, Rodrygo është lënduar përsëri. Ai kishte këputur...

Vazhdon Muçi me formën e mirë, asiston ndaj Basaksehirit

Ernest Muçi po kalon kohën më të mirë të...

Përfaqësuesja e Kosovës te femrat i ka nisur me fitore kualifikueset për Kupën e Botës.

”Dardanët” shënuan fitore bindëse ndaj Gjibraltarit, ku rezultati përfundimtar nuk i përkon futbollit por tenisit, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri’, ishte 6-0.

Kaltrina Biqkaj hapi serin e golave qysh në minutën e 4-të.

Në minutën e 26-të, Sara Sahiti dyfishoi rezultatin.

Modesta Uka shënoi golin e tretë në minutën e 63-të, derisa pas nëntë minutave shënoi edhe Erleta Mehmeti.

Dy golat e fundit për vashat ”Dardane” i shënoi Gentiana Fetaj, në minutat 76′ dhe 87′.

Kosova është lidere e grupit me 3 pikë, aq sa ka edhe Kroacia, e cila ka fituar 1-0 ndaj Bullgarisë, që së bashku me Gjibraltarin kanë nga 0 pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova luan si mysafire e Kroacisë, me 7 mars./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz