back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeParalajmërimet për shtrenjtim të derivateve, ministria e Tregtisë del me reagim

Paralajmërimet për shtrenjtim të derivateve, ministria e Tregtisë del me reagim

Të ngjajshme

Aksidentohet gruaja e futbollistit të njohur evropian

Është aksidentuar Marlene Semedo, gruaja e ish-futbollistit të Barcelonës,...

Nga Fatime te Krasniqi: 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj...

Kurti pyetet pse nuk po e kandidon Vjosa Osmanin për presidente

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët...

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se është duke e monitoruar me vigjilencë të shtuar rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga operatorët ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregu e ka intensifikuar mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, për të mbrojtur konsumatorin, përmes inspektimeve të përditshme dhe të vazhdueshme në terren ndaj operatorëve ekonomikë.

Duke qenë se Kosova është vend importues i derivateve të naftës dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në tregun vendor, por që këto lëvizje të çmimeve të derivateve të naftës duhet të jenë në përputhje me standardet e përcaktuara në bazë të Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme.

Kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive përgjatë ditëve në vijim, përmes inspektimeve në terren.

Në rast të luhatjeve të menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve nëpër pikat e tregtimit të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të vlerësojë në hollësi mundësinë e marrjes së Vendimit përmes të cilit vendoset rregullimi i çmimeve dhe caktohen masat e tjera mbrojtëse për produktet e naftës, ku parashihet edhe mbikëqyrja e shtuar nga Dogana e Kosovës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.

Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit, në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar: [email protected].

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz