back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmePse nuk po e propozojnë Osmanin për Presidente? – Haxhiu nuk përgjigjet:...

Pse nuk po e propozojnë Osmanin për Presidente? – Haxhiu nuk përgjigjet: Në mbledhje të LVV-së pati diskutime, por jo emra

Të ngjajshme

Forcat ajrore të Katarit rrëzojnë dy avionë nga Irani

Forcat ajrore të Katarit rrëzuan dy avionë që po...

Në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Haradinaj: Të bashkuar si gjithmonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se besëlidhja...

Shtrenjtimi i naftës, reagon Ministria: Kontrolle në terren, qytetarët të raportojnë parregullsitë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Kush është Alireza Arafi, udhëheqësi i përkohshëm i Republikës Islamike?

Kleriku i lartë Ajatollah Alireza Arafi është emëruar në...

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk po e propozojnë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Gazetarit që e shtroi pyetjen, Haxhiu i sugjeroi në një konferencë për media pas Kryesisë së Kuvendit që atë t’ia bëjë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një kat më poshtë është grupi parlamentar i Vetëvendosjes. Të inkurajoj që ta merrni qëndrimin nga Vetëvendosja. Sot flas pas mbledhjes së Kryesisë si kryetare e Kuvendit”, tha ajo.

Ajo tha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së “ka pasur diskutime” për çështjen e Presidentit, por shtoi se “nuk janë përmendur emra të përveçëm, përveçse ata që i ka përmendur publikisht kryeministri Kurti”.

Duke folur për çështjen e Presidentit, Haxhiu tha se “procesi i zgjedhjes së tij apo saj duhet të reflektojë përgjegjësi, maturi, dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”.

“Nuk është koha as për përplasje, as për kërkesa të parealizueshme që e largojnë procesin nga thelbi i tij”, tha ajo.

Haxhiu tha se “duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme”.

Ajo tha se i mirëpret takimet dhe diskutimet mes partive politike rreth kësaj çështjeje.

“Mbështes po ashtu çdo përpjekje serioze për dialog konstruktiv mes palëve politike me qëllim gjetjen e një kandidature që bashkon”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz