Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka folur sërish për një nga pyetjet që e ka shoqëruar më shpesh gjatë karrierës së tij: “Guardiola apo Klopp?”.
Duke reflektuar mbi eksperiencat e tij me dy nga trajnerët më të njohur të futbollit modern, Gundogan theksoi se të dy janë pa diskutim trajnerë të nivelit botëror, shkruan Indeksonline
Megjithatë, ai pranoi se për shkak të bashkëpunimit të gjatë dhe intensiv me Pep Guardiola te Manchester City, zgjedhja e tij personale do të ishte tekniku spanjoll.
Soru: "Guardiola mı Klopp mu?"
İlkay Gündoğan: "Bu soru kariyerim boyunca röportajlarda muhtemelen 'Nasılsın?' sorusundan daha sık soruldu. İkisi de kesinlikle dünya klasında. Ancak Manchester City’de geçirdiğim uzun süre boyunca Pep ile çok yoğun çalıştığım ve onunla… pic.twitter.com/DTGwyfUd8h
— De Marke Sports (@demarkesports) March 2, 2026
“Kjo pyetje ndoshta më është bërë më shpesh sesa ‘Si je?’ gjatë karrierës sime. Të dy janë padyshim trajnerë të klasit botëror. Por për shkak se kam punuar shumë intensivisht me Pepin gjatë kohës sime të gjatë te Manchester City dhe jam lidhur ngushtë me të, preferenca ime do të ishte Guardiola,” u shpreh Gundogan.
Megjithatë, ai nuk kurseu vlerësimet për Jurgen Klopp, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur si në Gjermani ashtu edhe në Angli.
“Ajo që Klopp ka bërë në Gjermani dhe në Angli ishte një performancë 11 nga 10. Nuk ka më mirë se kaq,” shtoi mesfushori gjerman.
/Indeksonline/